VIDEO/ Eksploziv makinës në Shkozet/ Ja kujt i përkiste mjeti
Një atentat me eksploziv është regjistruar ne Shkozet.
Dyshohet se është hedhur në erë mjeti i Aldi Mustafës.
Sipas nje informacion paraprak nga burime zyrtare pronari është një person me precedentë të mëparshem penal, jo gazetar.
Nuk dihet ende nëse në makinë ka qenë vetë Mustafa apo makinën e kishte në përdorim dikush tjetër.
Kush është Aldi Mustafa:
Aldi Mustafa, 35 vjeç, banues në Durrës, i dënuar më parë për veprat penale “Kanosja” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, i dënuar më parë me 10 vite burg, në Gjermani, nuk është një emër i panjohur për policinë.
Mësohet se Mustafa më herët ka qenë anëtar i një bande të njohur në Durrës, ndërsa kohët e fundit ka pasur lidhje me ‘Rrumin’, një personazh i njohur dhe i përfolur në ngjarje kriminale, siç ishte dhe atentati ndaj ish-prokurorit Arjan Ndoja.