EMRAT/ Abuzuan me legalizimet, Kadastra çon në SPAK 8 zyrtarë të ASHK Vlorë

Drejtoria e Përgjithshme e Agjencisë Shtetërore e Kadastrës, ka kallëzuar penalisht në Strukturën e Posaçme Antikorrupsion dhe Krimit dhe të Organizuar, 8 zyrtarë dhe ish-zyrtarë të lartë të Drejtorisë Vendore të ASHK Vlorë, përfshirë drejtorin dhe ish-drejtorin.

Pas verifikimeve të kryera, janë evidentuar shkelje të rënda në dhënien e lejes së legalizimit dhe titullit të pronësisë në cënim të truallit të Komunitetit Mysliman.

Të kallëzuarit “Për shpërdorim detyre” janë:

Erdet Mandi, aktualisht Drejtor i ASHK-Vlorë.

Bilbil Aliaj, ish- Drejtor i ASHK Vlorë.

Renato Beshaj, ish-përgjegjës i sektorit të legalizimeve ASHK Vlorë.

Denis Metaj, ish- përgjegjës i sektorit hartografisë.

Dorjana Ferati, ish-përgjegjës i sektorit të çështjeve të pronësisë, aktualisht përgjegjëse e arshivë- protokollit ASHK Vlorë.

Anisa Golemi, specialiste ASHK Vlorë.

Bojkena Bani, ish-specialiste ASHK Vlorë.

Teuta Meço, specialiste ASHK Vlorë.