Pioli zhvlerëson fitoren me Napolin: Nuk ndryshon asgjë
Milani arriti një fitore të thellë mbrëmjen e djeshme ndaj Napolit në transfertë me rezultatin 4-0
Trajneri i kuqezinjve, Stefano Pioli, deklaroi pas suksesit me kryesuesit e Serie A: “Fituam një ndeshje të rëndësishme, por është vetëm një hap përpara në këtë fund sezoni. Nuk duhet të kemi eufori, ishte thjesht një paraqitje e mirë kundër një skuadre të madhe, tani mendjen tek Empoli pasi ndeshje të tilla na kanë penalizuar këtë sezon.
Ky rezultat nuk do të thotë asgjë për përballjet në Ligën e Kampionëve. Do të jetë një tjetër ambient, tjetër situatë. Kjo fitore do të na jap mundësi të studiojmë më mirë kundërshtarin, por nuk ndryshon asgjë”.