'Urime Vilsonit, ja zbardhi faqen kombit', Berisha uron boksierin shqiptar për fitoren

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka përshëndetur fitoren e boksierit shqiptar Vilson Ndregjoni në SHBA.

"Urime Vilsonit ja zbardhi faqen kombit!", shkruan Berisha në një postim në facebook ku ka ndarë me ndjekësit e tij edhe videon e momentit kur boksieri shqiptar është shpallur fitues.

Mesazhi :

Vazhdon suksesi i sportistit kampion shqiptar Vilson Ndregjoni në USA.

Këtë herë me fitore spektakolare për titull dhe i gatshëm për ndeshjen e tij të radhës në elitën e këtij sporti në UFC! Urime Vilsonit ja zbardhi faqen kombit! #sb