Sot gjyqi i krerëve të UÇK, flet Hisen Berisha, anëtar i Këshillit për Siguri në Kosovë

Ish-krerët e UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi e Jakup Krasniqi do të dalin sot para gjyqit në Hagë  të akuzuar për krime lufte dhe janë mbajtur në paraburgim që nga muaji nëntor i vitit 2020. Akuzat që përfshijnë vrasje, torturë dhe zhvendosje me forcë, lidhen me periudhën e lufës, më 1998/99.

Për këtë çështje është ftuar sot në KAFE SHQETO,  direkt nga Haga, z. Hisen Berisha, deputet i PDK, Gjeneral Ushtarak, anëtar i Këshillit për Siguri dhe Mbrojtje në Kuvendin e Kosovës.

Kujtojmë se dje, mijëra qytetarë në Kosovë janë organizuar në një marshim solidarizues, në mbështetje të luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. me pankartat “Liria ka emër”, “Nuk mund të gjykoni UÇK-në në emër të popullit, sepse UÇK është vetë populli”, “Të gjithë ata që harrojnë të kaluarën e tyre janë të dënuar ta rijetojnë atë”.

Qytetarët bënë thirrje për drejtësi për ish-krerët e UÇK-së, Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Rexhep Selimin e Jakup Krasniqin.

Ish-krerët e UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi e Jakup Krasniqi do të dalin sot në gjyq për krime të dyshuara lufte dhe krime të dyshuara kundër njerëzimit.

Procesi zhvillohet në Gjykatën Speciale në Hagë.

Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ish-kryeparlamentarët Kadri Veseli, dhe Jakup Krasniqi, dhe ish-deputeti Rexhep Selimi, janë deklaruar të pafajshëm për 10 akuzat e ngritura ndaj tyre  për arrestime, trajtim mizor, torturë dhe vrasje.