Operacion mbi 140 milionë euro, Bayern bën gati tre dhurata për Tuchel
Pas shkarkimit të Julian Nagelsmann dhe marrjes së Thomas Tuchel, Bayern Munich duket se ka filluar të mendojë për merkaton e verës.
Trajneri, pavarësisht se nuk ka pak kohë që ka ardhur, duket se i ka kërkuar që tani klubit goditjet e para për ta përforcuar akoma më shumë ekipin, veçanërisht për sa i takon mesfushës dhe sulmit.
Në lidhje me këtë, një nga sulmuesit e krahut e kërkuar nga ish-trajneri i Chelsea-t është Federico Chiesa, lojtari i datëlindjes 1997 i Juventus-it. Klubi gjerman ka ndryshuar trajner prej pak ditësh dhe po mendon që tani për lëvizjet e ardhshme në merkato.
Sipas portalit elnacional.cat, tekniku i ri Thomas Tuchel duket se i ka kërkuar drejtuesve të klubit shërbimet e Federico Chiesa-s për të përforcuar krahët e sulmit.
Chiesa duket se nuk është plotësisht i bindur nga projekti bardhezi, veçanërisht në rast të një përjashtimi nga kompeticionet e ardhshme europiane.
Juventus-i kërkon të paktën 70 milionë euro për ta lënë të lirë të largohet, një shifër e rnëdësishme, por që nuk e frikëson klubin bavarez. Një tjetër emër që Tuchel i ka kërkuar klubit është ai i Ousmane Dembele, francezi i Barçës.
Sulmuesi ka në kontratën e tij një kluazolë prej 50 milionë eurosh, një klauzolë që Bayern-i mund të vendosë ta paguajë për të djegur konkurrencën dhe për të shmangur surpriza të shëmtuara.
Për sa i takon mesfushës, ‘fiksimi’ i Tuchel është Mateo Kovacic i Chelsea-t, kontrata e të cilit në Stamford Bridge do të skadojë në vitin 2024. Trajneri, që e ka pasur pikërisht te Chelsea, e konsideron një prioritet për mesfushën.
Për shkak se i ka mbetur vetëm një vit në kontratë dhe dy klubet mund të bien dakord për një çmim 20/25 milionë euro dhe operacioni mund të mbyllet shumë shpejt.