Fiku takim me shqiptarët në Selanik: Ta kthejmë 14 majin në mundësi të mirë për të sotmen dhe të ardhmen

Kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë”, për Bulqizën, Dëfrim Fiku, ka zhvilluar një takim ditën e sotme Selanik me emigrantët shqiptar.

Krahas fotove të shkëputura nga takimi Fiku shkruan se ju kërkon atyre ndihmë, për ta kthyer14 majin në mundësi të mirë për të sotmen dhe të ardhmen.

Statusi i plotë i Fikut: 

Të nderuar bashkëqytetarët e mi që punoni dhe jetoni në qytetin e Selanikut dhe zonat rreth tij!

I nderuar Kryetar i PD-se, Selanikut Z.Astrit Mera.

I nderuar Kryetari i PD-se, Bulqize, av. Shaqir Manjani

➡️ Ardhja Juaj në një takim si i sotmi më ka prekur shumë ,duke më bërë  ta ndiej veten borxhli  ndaj Jush. Ju sot, si gjithmonë treguat se keni mbetur të lidhur shumë me Bulqizën, fshatrat nga jeni, me tokën, shtëpinë dhe çdo gjë tjetër që iu lidh me atdheun.

➡️ Pjesëmarrja Juaj e bën disa herë më të rëndësishëm vullnetin tim, projektin tim dhe besimin, se me fitoren nga ana ime e Bashkisë së Bulqizës, për të gjithë ne do të jetë më mirë.

➡️ Bulqiza gjeneron resurse të mëdha ekonomike, qoftë nga industria minerare, po ashtu dhe nga bujqësia, blegtoria, hidro- energjetika, pyjet e gjithçka tjetër. Unë bashkë me Ju duhet t'i zgjojmë dhe t'i përdorim në të mirën tonë të përbashkët, për më shumë investime në Bashkinë tonë, shërbime, të ardhura dhe infrastrukturën e jetës.

➡️ Ashtu si Ju, dhe unë mendoj, se me manaxhimin mirë të të ardhurave që siguron Bulqiza, po ashtu dhe të projekteve që i investon shteti, ne do ta lehtësojmë plagën e varfërisë, zbrazjes së fshatrave dhe qytetit, eleminimin e korrupsionit (i njohur në Bashkinë e Bulqizës), me ç'rast në Bulqizë do të ketë më shumë burime jetësore.

➡️ Jam i përulur para dëshirës dhe opinionit Tuaj për ta ndryshuar drejtimin e Bashkisë së Bulqizës, pasi ne kemi një shqetësim të përbashkët;- Bulqizën duhet ta  shohim si një vend dhe mundësi për të jetuar. Nuk ka gjë më jetike në jetë se mundësia për të jetuar.

➡️ Kam takuar mijëra emigrantë të Bulqizës në Itali, Angli e ndonjë vend tjetër dhe kam gjetur këtë dashuri për vendin siç e gjeta tek Ju, shqetësimin, se ne duhet të jemi bashkë për t'ia prerë rrugën rrënimit dhe varfërisë ku e ka çuar vendin qeverisja e Edi Ramës. Kjo na obligon të shkojmë në kutinë e votimit të 14 majit, për ta vendosur vetë ndryshimin.

➡️ Jam besimplotë pas një takimi kaq vëllazëror me Ju, se do të jemi bashkë më 14 maj.

➡️ Vëllezërit  e mi në Selanik e kudo në Greqi, do ju kërkoja ta kthejmë 14 majin në mundësi të mirë për të sotmen dhe të ardhmen.

Ju falënderoj gjithësecilin për pjesëmarrjen dhe  mbështetjen Tuaj!

Me përulje për Ju:

Defrim FIKU

Selanik, 2 prill 2023