Sërish aksident me vdekje/ Humb jetën një person në Sukth

Një tjetër aksident me pasojë vdekjen e një personi është shënuar mbrëmjen e sotme në aksin Sukth-Manzë.

Nga informacionet paraprake mësohet se si pasojë një person ka mbetur i vdekur.

Burimet shpjegojnë se në aksin rrugor Sukth -Manze, një automjet ka përplasur një motomjet, si pasojë ka humbur jeten pasagjeri ne motomjet.

Ndërsa drejtuesi i motomjetit ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.

Drejtuesi i mjetit që shkaktoi aksidentin është larguar nga vendgjarja dhe vijon puna për identifikimin dhe kapjen e tij.

Njoftimi:

Durrës/Informacion paraprak 

Rreth orës 21:15, në aksin rrugor Sukth-Manzë, një automjet ende i paidentifikuar është përplasur me motomjetin me drejtues shtetasin M. R. 

Si pasojë e përplasjes ka ndëruar jetë pasagjeri shtetasi M. N, që ndodhej në motomjet, ndërsa drejtuesi i motomjetit ndodhet në spital nën kujdesine  mjekëve.

Drejtuesi i automjetit  që shkaktoi aksidentin është larguar nga vendi i ngjarjes. Shërbimet e Policisë po vijojnë veprimet  për identifikimin dhe kapjen e tij

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.