Shkarkimi i Graham Potter, Chelsea ka gati zëvendësuesin
Chelsea ka shkarkuar Graham Potter nga posti i trajnerit. Ai u emërua më 8 shtator në një marrëveshje pesëvjeçare, por është larguar nga klubi vetëm pas shtatë muajsh, pasi fitoi 7 nga 22 ndeshjet e luajtura në Premier League si trajner i londinezëve.
Largimi i Potter-it ka ardhur pas humbjes 2-0 të Chelsea-t në shtëpi ndaj Aston Villa-s, rezultat që i la Blutë në vendin e 11-të në renditjen e Premier League, tani 12 pikë prapa Manchester United të vendit të katërt.
Ish-mbrojtësi i Brighton, Bruno, është emëruar si trajner i përkohshëm, me ndeshjen e tij të parë që do të jetë një ndeshje në shtëpi kundër Liverpool-t të martën.
Duke folur për shkarkimin e Potter, një deklaratë nga bashkëpronarët e Chelsea, Todd Boehly dhe Behdad Eghbali, tha: “Në emër të të gjithëve në klub, ne duam të falënderojmë sinqerisht Graham-in për kontributin e tij te Chelsea.
“Ne kemi shkallën më të lartë të respektit për Grahamin si trajner dhe si person. Ai është sjellë gjithmonë me profesionalizëm dhe integritet dhe të gjithë jemi të zhgënjyer nga ky rezultat.
“Së bashku me tifozët tanë të jashtëzakonshëm, ne të gjithë do të jemi pas Brunos dhe ekipit ndërsa fokusohemi në pjesën tjetër të sezonit. Kemi 10 ndeshje të mbetura në Premier League dhe një çerekfinale të Champions League përpara.
“Ne do të bëjmë çdo përpjekje dhe angazhim në secilën prej atyre ndeshjeve në mënyrë që të mund ta mbyllim sezonin në një nivel të lartë”.