Newcastle 'hakmerret' ndaj United, i 'rrëmben' edhe vendin e tretë

Manchester United duket se ka hyrë në krizë. Djajtë e Kuq kanë marrë dy humbje dhe një barazim në tri ndeshjet e fundit të kampionatit dhe tani zona Champions është në rrezik.

Skuadra e Ertik ten Hag është mundur 1-0 pasditen e sotme nga Newcastle, me këta të fundit që e kanë parakaluar në renditje dhe i kanë marrë vendin e tretë.

Ndeshja e luajtur në St. James’ Park është vendosur në minutën e 65-të. Vendasit, në fakt, kanë arritur të gjejnë golin e fitores me një gol me kokë të Willock.

Goditja që ka gjunjëzuar Manchester United ka ardhur dy minuta para fundit të kohës së rregullt. Skuadra e Howie ka çuar shifrat në 2-0 me Wilson, i cili ka shënuar gjithashtu me kokë.

Një fitore me shumë peshë për Newcastle, që tani e shikon më afër ëndrrën Champions League dhe sezonin e ardhshëm pritet të jetë edhe një nga skuadrat që do të luftojnë për titull në Premier League.