Graham Potter nuk reziston më shumë, shkarkohet nga posti i trajnerit te Chelsea

Chelsea nuk pret më. Klubi nga Londra ka shkarkuar trajnerin Graham Potter, teksa konfirmimi ka ardhur me një postim në rrjetet sociale.

“Chelsea FC ka njoftuar se Graham Potter është larguar nga klubi. Gjatë periudhës së drejtimit të klubit, Graham na ka çuar në çerekfinalen e Champions League, ku do të përballemi me Real Madridin. Chelsea dëshiron të falënderojë atë për të gjitha përpjekjet dhe kontributin e tij” – Shkruan Chelsea.