Berisha: Lufta e UÇK-së, pas luftërave të Skënderbeut, epopeja më e ndritur për liri

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka reaguar më një postim në faqen e tij në facebook në mbështetje të plotë të reagimit qytetar në Kosovë.

“Mbështetje të plotë Marshit për Drejtësi!", shkruan Berisha në mesazhin e tij duke vlerësuar se, “lufta e UÇK-së, pas luftërave të Skënderbeut, është Epopeja më e ndritur e përpjekjeve të shqiptarëve për liri dhe dinjitet kombëtar”.

Postimi:

Mbështetje të plotë Marshit për Drejtësi!

Lufta e UÇK-së, pas luftërave të Skënderbeut, është Epopeja më e ndritur e përpjekjeve të shqiptarëve për liri dhe dinjitet kombëtar. sb