'Veliaj e Rilindja janë tallur me Vorën', Hoxha: Me 14 Maj Bashkia i hiqet kriminelëve dhe i kthehet qytetarëve
Kandidati i opozitës për bashkinë e Vorës, Indrit Hoxha u shpreh se Veliajt dhe Rilindjes sot përpara qytetarëve të Vorës, as ju skuq faqja, as i mbuloi turpi për atë çka i kanë bërë atyre njerëzve në katër vitet e fundit.
Ai tha se ata për katër vite i kanë dërguar njerëz të inkriminuar, për katër vite kanë falimentuar Bashkinë e Vorës dhe se kandidatët e tyre nuk e kanë vendin në Bashki, por në burg.
Mesazhi:
Erion Veliajt dhe Rilindjes sot përpara qytetarëve të Vorës, as ju skuq faqja, as i mbuloi turpi për atë çka i kanë bërë atyre njërzve në katër vitet e fundit.
Sot Erion Veliaj dhe Rilindja, tregoi edhe njëher se si janë tallur me njërwzit e ndershëm dhe punëtorw të Vorës dhe vashdojnë të tallen. Për katër vite i kanë dërguar njërëz të inkriminuar, për katër vite kanë falimentuar Bashkinë e Vorës.
Kanë iluzionin se do të mund të vazhdojnë ti gënjejnë për katër vite të tjera. E kanë të kotë! Qytetarët e Vorës e kanë të qartë tashmë se interesi i tyre është vetëm zhvatja e parave të tyre. Ata kanë lënë Vorën pa asnjë investim, pa asnjë infrastrukturë, pas asnjë shpresë për të ardhmen.
Kandidatët e tyre nuk e kanë vëndin në Bashki, por në burg për të gjitha dëmet dhe abuzimet që kanë kryer në Vorë. Në 14 Maj qytetarët e Vorës do ti japin përgjigjen që meritojnë. Do ti refuzojnë në mënyrë spektakolare me vote dhe me revoltën e tyre.
Në 14 Maj Bashkia i hiqet nga duart krimineleve dhe i kthehet qytetarëve. Bashkimi i të gjithë demokratëve dhe i të gjithë qytetarëve të Vorës do të bëjë të mundur kthesën e madhe nga gremina ku e kanë hedhur këta Vorën në këto katër vite.
Bashkë do të Fitojmë!