SYRI TV/ Rikard Ljarja, në rrëfimin e familjes e miqve, E shoqja: La mirësi te unë, kjo është forcë
Familjarët dhe miqtë përkujtuan në ditën e lindjes kineastin Rikard Ljarja përmes një dokumentari mbi jetën dhe veprimtarinë artistike. E shoqja Marjeta Ljarja e emocionuar rrëfen për Syri Tv bilancin e në jete me Rikardin, ndërsa regjisori i dokumentarit Mevlan Shanaj vlerëson punën e mikut të zemrën dhe thotë se aktori iku i plotësuar shpirtërisht e artistikisht.
Syri tv
Një lule karafili në kujtim të aktorit Rikard Ljarja, familjarët e miqtë me sytë të përlotur teksa bisedonin për kineastin që do të festonte më dt 1 prill 80 – vjetorin, po fati e deshi që para 3 vitesh të humbiste të parën betejë në jetë , atë më famëkeqen ndaj Covid – 19. Një ikje e befasishme, që la dhimbje të thellë nga ku mori jetë dokumentari mbi jetën e veprimtarinë e artistit nën konceptimin regjisorial të mikut të ngushtë Mevlan Shanaj e skenaristes, shkrimtares Natasha Lako.
E shoqja Marjeta Ljarja e emocionuar rrëfen për Syri Tv bilancin e në jete me Rikardin.
Mes përjetimeve të forta në sheshxhirime, Mevlan Shanaj vlerëson punën e mikut të zemrën dhe thotë se aktori iku i plotësuar shpirtërisht e artistikisht.
Aktorja Raimonda Bulku e shkrimtarja Natasha Lako rrëmojnë nëpër kujtime, në të cilat e ndjejnë sërish pranë.
Prej qiejve, me siguri, aktori do të buzëqeshte me familjarët e miqtë e nga atje do t’u thoshte se krijimtaria e bën të pavdekshëm, porta të cilat tashmë i ka prekur.