Kërcënimi/ Vuçiç pyetet për Kosovën në Itali: Çfarë prisni, një Ukrainë të dytë...

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç ka deklaruar se do të bëjë të pamundur që të shmanget një konflikt mes Serbisë dhe Kosovës.

Gjatë një deklaratë të përbashkët nga Italia me kryeministrin Edi Rama dhe kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski, ai tha se nuk është koha për të pasur një përplasje të dytë, duke marrë shembullin e Ukrainës.

“Po, ne nuk biem dakord për një sërë çështjesh sidomos për këtë. Por, unë nuk qortoj Edin, ai nuk e bën këtë me mua. Ne mund të përgënjeshtrojmë pretendimet e njëri-tjetrit por ‘s’bëjmë këtë kur flasim për bashkëpunim. Ekonomia është themeli real. Jam krenar që shqiptarët ndihen të sigurt, të siguruar dhe mjaft të mirëpritur. Është e njëjta gjë kur serbët shkojnë në Shqipëri. Po mirë, çfarë do bëjmë? Të zihemi më shumë, të kemi më shumë përplasje, të bëjmë një Ukrainë tjetër apo çfarë? Shoh se ka shumë njerëz në Serbi që do të donin të shihnin një përplasje të madhe? Çfarë prisni nga ne? Nëse prisni nga ne që ta bëjmë këtë ngarkesë politike edhe më të madhe për të gjithë qytetarët serbë apo qytetarët shqiptarë, unë do bëj maksimumin tim për ta shmangur, edhe Edi po bën të njëjtën gjë. Është e lehtë të flasësh, ne i dimë dallimet tona dhe jetojmë me to. Besoj në miqësinë e ardhshme në qytetarët shqiptar dhe serbë”, tha ndër të tjera Vuçiç.