Flamurtari fiton derbin dhe ngjitet në vendin e dytë

Flamurtari triumfon me rezultatin minimal 0-1 në transfertën ndaj Orikut dhe ngjitet përkohësisht në vendin e dytë të Kategorisë së Parë.

Kuqezinjtë, që këtë sezon garojnë për t’u rikthyer në elitën e futbollit shqiptar, ia dolën të marrin tre pikët në derbi, falë një goli të shënuar nga sulmuesi brazilian Pedro, në minutën e 79’.

Me këtë fitore, Flamurtari ngjitet përkohësisht në vendin e dytë me 38 pikë, tre më pak se Skënderbeu dhe një më shumë se Dinamo, që luan nesër ndeshjen e vet.