Një i vrarë e gjashtë të plagosur nga një shpërthim në Shën Petersburg, mediat ruse: Viktima mbështetës i Putinit
Një shpërthim në një lokal në Shën Peterburg i ka marrë jetën një personi dhe ka plagosur gjashte të tjerë.
Agjencia ruse e lajmeve Tass, raporton se viktima është një bloger rus me qëndrime të qarta pro Kremlinit.
Vladlen Tatarsky deklaronte publikisht në mars se mbështeste veprimet e presidentit Vladimir Putin në Ukrainë.