Kastrioti mban gjallë shpresat për mbijetesë, krutanët mposhtin Laçin në frymën e fundit
Kastrioti arriti të fitojë një ndeshje shumë të rëndësishme ndaj Laçit me rezultatin 2-1. Vendasit arritën të kalonin të parët në avantazh me Mihanën dhe u barazuan nga Guindo.
Në fundin e ndeshjes, Laçi arriti të shënonte, por goli nuk vlejti. Vetëm pak minuta më pas, krutanët shënuan golin e fitores me Ajazin. Kjo fitore i rrit shpresat e qëndrimit në Superiore Kastriotit pasi gjendet tashmë 7 pikë nga dalja prej zonës së ftohtë.