SYRI TV/ ‘100 vjet muzikë’, Kompozitori Koço: Korça, kontribut në krijimtarinë muzikore
“100 vjet muzikë në Korçë”është koncerti I mbajtur këtë të shtunë në qytetin juglindor, në nder të 100 viteve që Korça kontribuon në muzikën instrumentale shqiptare. Ky aktivitet I veçantë përkon edhe me 80 vjetorin e kompozitorit të njohur korçar, Eno Koço.
Syri tv
Mbërmja e së shtunës ka rezervuar një koncert të veçantë në qytetin e Korçës. "100 vjet muzikë në Korçë", ka qenë ky koncerti I ansamblit të harqeve me udhëheqës artistik Lorenc Radovani. Ky concert I mbajtur në skenën e teatrit Andon Zako Çajupi përkon edh eme 80 vjetorin e kompozitorit të njohur korçar, Eno Koço. Për dirigjentin e njohurkjo ka qenë dhurata më e bukur për shkak të lidhjes që ai ka me Korçën.
Maestro Lorenc Radovani tha se qëllimi i ngritjes së këtij Ansambli ka të bëjë edhe me nxitjen e kompozitorëve të rinj për të krijuar sa më shumë të jetë e mundur.
Pjesa më e madhe e kompozimeve të luajtura kanë qenë krijimtari e artistëve të rinj, të cilët kanë përfunduar liceun artistic Tefta Tashko Koço në Korçë. Në 100 vjet muzikë, Korça I ka dhënë vendit kompozitorë të mëdhenj, që kanë bërë hsitori në artin shqiptar.