Sukses historik i Shqipërisë në minifutboll, mposht Qipron dhe kualifikohet në Kupën e Botës
Shqipëria e minifutbollit ka shkruar historinë, teksa ka arritur të kualifikohet në Kupën e Botës në Essen të Gjermanisë.
Përfaqësuesja “kuqezi” mposhti me rezultatin e thellë 4-1 Qipron, duke prerë kështu një biletë për të shkuar në Gjermani në muajin qershor.
Qipriotë arritën të kalonin të parët në epërsi, teksa arritën të realizonin në minutën e 11’ me Tsitsos.
Megjithatë vetëm pak minuta më pas, më saktë në minutën e 15’ Endri Kaca barazoi për Shqipërinë, duke e mbyllur pjesën e parë në barazim.
Në pjesën e dytë skuadra “kuqezi” tregoi tjetër fytyrë dhe shënoi edhe tre herë të tjera me Armand Gapi në minutën e 22’, ndërsa Xhulio Reci realizoi dy gola të tjetër në minutën e 27’ dhe të 30’, duke bërë “poker”.
Kështu pas këtij triumfi, djemtë “kuqezi” festuan kualifikimi për herë të parë të Shqipërisë së minifutbollit në një kupë bote.