VIDEO/ Gafa që i hapi rrugë suksesit të Bayernit, portieri i Dortmundit nuk ka shpjegim: Ditë m***
Gregor Kobel u bë protagonist në “Der Klassiker” në futbollin gjerman ku Bajyrn Munich mundi me shifrat 4-2 Borussia Dortmundin dhe nisi arratinë drejt titullit kampion. Portieri i miqve shpresonte të bëhej protagonist me pritjet e tij, por ishte ai që u hapi rrugën bavarezëve me një autogol të pabesueshëm që në minutat e parë të sfidës.
Në minutën e 13, Upameakno nisi një top të gjatë drejt zonës dhe Kobel doli që ta largonte por në mënyrë të pabesueshme nuk kishe kontaktin e duhur me sferën që i iku nga këmbët dhe më pas u rrokullis dalëngadalë në rrjetë.
Ky u cilësua si autogol pasi kishte një prekje të lehtë të portierit, i cili sapo ishte kthyer nga dëmtimi dhe shpresonte që të përsëriste paraqitjet e mira të ndeshjeve të mëparshme. “Nuk e kam idenë se si rrëshqiti topi, një m*** i bukur! U ktheva dy herë nga lëndimet dhe bëra gabime të mëdha dy herë.
Një ndeshje e keqe mund të ndodhë gjithmonë. Ka edhe ditë m*** dhe sot ishte një prej tyre. Vendimi për të dalë para ishte i mirë. Por kështu të dhemb. Pas kësaj ngjarje pësuam ngërç në lojën tonë”, tha portieri pas sfidës.
Over in Germany’s #DerKlassiker, Bayern Munich are absolutely destroying Borussia Dortmund ?
— Canadian Soccer Daily (@CANSoccerDaily) April 1, 2023
It all started with this horrendous error from #BVB goalkeeper Gregor Kobel ?
Alphonso Davies can’t believe it and neither can we! ?#FCBayern | #FCBBVBpic.twitter.com/tNVTrC8HhY