Ledri do të thyejë zemrat e shumë vajzave me këto FOTO

Reperi i njohur shqiptar, Ledri Vula, i cili vazhdon të jetë një ndër më të pëlqyerit nga shqiptarët, sidomos nga femrat, gjithnjë ka ditur të shfaqet i veçantë për sa i përket stilit të tij të veshjes.

Por së fundmi reperi më i famshëm kosovar është paraqitur para fansave të tij si një tëri i vërtetë, pasi ka veshur një kostum ngjyrë gri dhe në duar mban disa kartëmonedha.

Këto foto janë bërë gjatë realizimit të këngës më të re të tij ‘Pablo’, të cilat u publikua dje në kanalin You Tube  dhe erdhi si një bashkëpunim me Gjikon, Lumi B dhe Skerdin.