Braimllari: Doktor, Artani është vlerë në ekipin fitues të Këshillit Bashkiak të Tiranës
Nënkryetari i Partisë së Lirisë, Endrit Braimllari ka zhvilluar një takim me doktor dhe intelektualin Artan Distafën.
Braimllari është shprehur se doktori është një vlerë e shtuar në ekipin tonë fitues në Këshillin Bashkiak.
Postimi i Braimllarit:
Me doktor Artan Distafën që është një vlerë e shtuar në ekipin tonë fitues në Këshillin Bashkiak.
Ne do të kthejmë vëmendjen tek qytetarët e Tiranës.
Me Belind Këlliçin kryetar bashkie ne do të ulim taksat, transport publik falas, më shumë vëmendje për moshën e tretë dhe do të sjellim ndryshimin për qytetarët e Tiranës.