Fifi feston sot ditëlindjen më të ëmbël, Adisi i bën dedikimin romantik

Kjo ditëlindje është më e veçanta për Fifin e cila siç thotë edhe vetë këtë 29-vjetor po e përjeton me pritjen më të ëmbël në botë. 

Fifi ka publikuar në Instagram një foto ku shkruan:“31.03.2023 po pres ditelindjen e 29 me pritjen më të ëmbël në botë”. 

E duke qenë se jemi te ëmbëlsia, i tillë ishte edhe urimi i partnerit të saj, Adisit. Ai ka publikuar foton e Fifit në Instagram duke shkruar: 

Jam ma mirë me ty, kështu që rri me mu! Gëzuar ditëlindjen dashni e imja. Jam i bekum që m’ka ra me e kriju dashnin më të madhe me ty. E jam me fat që të njoha ty më shumë se askush! Më kënaq shpirtin që asnjë ditë su ndave prej erës tënde dhe ajri im është aroma jote. Të dua o mami i djalit tim! Gëzuar ditëlindjen mami Fifi! Me ty krejt jetën”.