Askush nuk mund të habitet nga rasti i humbur i Lukakut, Inzaghi shumë pranë shkarkimit nga Interi
Lojtarët e Interit pësuan humbjen e tretë radhazi në Serie A dhe pikët nga Giuseppe Meazza ia hoqi Fiorentina (0-1). Mirëpo, ajo që po flitet më së shumti është rasti i humbur nga Romelu Lukaku, si dhe informacionet se Simone Inzaghi është në prag të shkarkimit.
Gjithçka mund të ishte ndryshe nëse sulmuesi belg do të shënonte një gol në minutën e 49-të kur rezultati ishte 0-0, i cili ishte më i vështirë për ta humbur sesa për të goditur, por këtë e bëri edhe Lukaku.
Ai humbi me portën boshë nga pesë metra dhe penalltia erdhi në minutën e 55-të kur Bonaventura shënoi për fitoren e Violëve.
This is truly embarrassing. A professional footballer doesn’t miss this.
— Nima Tavallaey Roodsari (@NimaTavRood) April 1, 2023
Romelu Lukaku is finished as a top striker no matter how many goals he scored vs teams like Sweden.
Shocking.pic.twitter.com/Y4CGwdOWGo
Kanë kaluar thuajse gjashtë vjet që kur Interi humbiste tre ndeshje radhazi në Serie A. Kjo ndodhi në maj 2017, dhe tani zikaltërit kanë përsëritur atë rekord famëkeq.
“Gazzetta dello Sport “shkruan në edicionin e sotëm se trajneri i Interit, Simone Inzaghi është pranë shkarkimit pas humbjes së dhjetë sezonale në të gjitha kompetcionet.
Tre ndeshjet e ardhshme (Juventus, Salernitana dhe Benfica), nëse do të jenë të pasuksesshme, mund të jenë të fundit për trajnerin e Interit.
Shpëtimi i vetëm për momentin është Liga e Kampionëve dhe kualifikimi eventual në gjysmëfinale, por pyetja është nëse drejtuesit e klubit nga Lombardia do të kenë durim pas një sërë rezultatesh të këqija.