VIDEO/ Ndodh në ndeshjen Inter-Fiorentina, lojtari prish argjerimin gjatë lojës, meritë të madhe kishte shoku i skuadrës
Gjatë Ramazanit, shumë lojtarë myslimanë sakrifikojnë shumë duke mbajtur agjërim teksa luajnë futboll, si dhe duke mos pasur mundësi ta prishin atë gjatë ndeshjeve. Lojtari i Fiorentinës, Lucas Ranieri, ka gjetur një zgjidhje kurioze për këtë problem. Në minutën e 91’, teksa skuadra e tij luante kundër Interit të shtunën mbrëma, Ranieri, i cili i përket besimit të krishter, bëri sikur ishte dëmtuar, kështu që shoku i skuadrës Sofyan Amrabat kishte mundësi të hidratohej dhe të hajë.
S/O to Luca Ranieri who faked an injury to allow his teammate - Sofyan Amrabat to break his Ramadan fast. ???
— Muslim Adams Mohammad (@Spthedon429) April 2, 2023
Massive Respect bro! ?@FFF @EmmanuelMacron You ain't stopping#Islam in anyway pic.twitter.com/PEeBOrJHOX
Ndryshe nga Italia, Anglia mori vendimin që ndeshjet e mbrëmjes do të përmbanin pushime në mënyrë që lojtarët të mund të prishnin agjërimin. Një reagim ndaj debateve të shumta që kishin trazuar Premier League në vitet e fundit. Edhe Gjermania ka marr një vendim të tillë.
Nga ana tjetër, Franca mori rrugën e kundërt, pasi Federata u bëri thirrje arbitrave duke thënë se “fusha futbolli, stadiumi, nuk janë vende shprehjeje politike apo fetare, janë vende neutraliteti ku duhet të mbizotërojnë vlerat e sportit”. Ky vendim shkaktoi reagime të forta në rrjetet sociale, duke u kritikuar FFF për mungesën e përshtatjes dhe tolerancës.
During the Inter Milan, Fiorentina game , Luca Ranieri faked injury so that teammate Sofyan Amrabat could open his Fast #InterFiorentina #Ramadan #TeamWork https://t.co/OIvaxQaAiz
— Abdul Raheem Rudolph ?? (@rudol9h) April 1, 2023
Kujtojmë që Fiorentina arriti të fitonte me rezultatin 1-0 ndaj Interit.