Verstappen triumfoi mes çmendurisë në Australi, gara u ndërpre tre herë

Piloti holandez Max Verstappen fitoi Çmimin e Madh të Australisë me tre ndalesa në një mënyrë absolutisht të pabesueshme.

Në fillimin e garës, pilotët e Mercedesit, George Russell dhe Lewis Hamilton, parakaluan Verstappen, por gara u ndërpre në xhiron e tetë pas një incidenti në të cilin Albon doli nga pista.

Pas një flamuri të kuq dhe një rifillimi pas 20 minutash, Hamilton qëndroi në vendin e parë, ndërsa Russel ra në vendin e tetë pasi doli më herët dhe më pas u tërhoq pasi makina e tij mori flakë në xhiron e 19-të.

Një moment kyç ka ndodhur në xhiron e 12-të. Verstappen iu afrua Hamiltonit dhe me vozitje të sigurt ruajti një avantazh të madh deri në katër xhiro para fundit kur flamuri i kuq u shfaq sërish për shkak të përplasjes së Kevin Magnussen dhe gara u ndërpre.

Gara rinis me 3 xhiro nga fundi, por një aksident masiv përfshin disa makina pas vetëm 2-3 kthesash, duke detyruar komisarët e garës ta ndalin sërish atë. Vetëm 12 makina ishin në start, ndërkohë që kishte mbetur vetëm një xhiro nga fundi, e cila u krye nën regjimin e makinës së sigurisë.

Kështu, triumfon Verstappen, që lë pas Hamilton e Alonso, ndërkohë që në “top-10” më të mirët renditen edhe Stroll, Perez, Norris, Huylkenberg, Piastri, Zhou e Tsunoda. Spanjolli Carlos Sainz, që e mbylli i katërti, pas penalizimit doli i fundit.

Duhet theksuar se pas gjithçkaje pritet të verifikohen edhe rezultatet zyrtare, por e sigurt është se Verstappen fitoi.