Vlen të theksohet fakti se goli i fitores në këtë duel u shënua nga sulmues Keen në minutën e 55-të. Me shumë gjasa trajneri Allegri ishte në pritje të golit të dytë që do të sillte qetësinë, por gjithsesi në fund duket se objektivi u arrit dhe Juventusi arriti të arkivonte 3 pikë mjaft të rëndësishme.

", "author": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net" }, "publisher": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net", "logo": { "@type": "ImageObject", "url": "/public/syri/images/logo_png.png", "width": 100, "height": 34 } }, "image": { "@type": "ImageObject", "url": "/uploads/syri.net/images/2023/April/02/auto_ALEGRI_11680421813.jpg", "width": 900, "height": 568 } }

VIDEO/ Fituan me rezultatin minimal ndaj Veronës, Allegri tërbohet keq me lojtarët dhe braktis ekipin pa mbaruar ndeshja

Juventusi mposhti me rezultatin 1-0 Veronën mbrëmjen e djeshme, por ky sukses duket se nuk ka lënë një shije të mirë te trajneri Allegri, i cili u pa i xhindosur në momentet e fundit të sfidës, duke braktisur stolin në shenjë proteste para përfundimit të takimit.

Edhe pse bardhezinjtë tashmë janë vetëm 4 pikë larg nga zona Champions, Alegri ka mbetur i zhgënjyer nga loja e të tijve.

Kamerat kanë shoqëruar momentin e largimit të Allegrit drejt dhomave të zhveshjes, pak çaste përpara fundit të ndeshjes dhe gjestet e tij tregonin dukshëm se kreu i pankinës së Juventusit ishte i tërbuar me skuadrën e tij.