Para se të largohej nga ‘BBV’, Olta surprizohet nga djali saj

Aktorja Olta Gixhari hoqi dorë nga gara e saj në Big Brother. Vendimi i saj për t’u larguar ishte i papritur për banorët e shtëpisë dhe publikun gjithashtu.

Arsyeja e fortë e Oltës ishte se i mungonte djali i saj dhe për këtë arsye vendosi të largohet. Aktorha y shpreh gjatë “Prime”-t se para se të jetë lojtare e Big Brotheri-t, është nënë dhe familja për të është gjëja më e shenjtë.

“Hyra këtu që të luaj, që të bëj historinë time, të krijojë kujtimet më të bukura të jetës sime dhe mendoj që ja dola. Amari është i imi, unë e di se sa e dua, se sa më mungon. Në këto momente jam e djegur nga malli për të. Është një nga vendimet  më të vështira”, tha Olta.

Vendimi i saj ishte i papritur për banorët e shtëpisë dhe publikun gjithashtu. Pas kësaj Olta ka takuar të birin në dhomën e surprizave duke dhuruar një moment që i emocionoi të gjithë.

Teksa po luante me të, aktorja dëgjohet të thotë e përlotur se ‘djali e ka harruar dhe nuk po e njeh më’.
https://vm.tiktok.com/ZMYqxTTGn/