'Ç'hall të ketë Bordi i D'Ramës vallë?'/ Jola Hysaj: Bie çmimi i naftës në bursë, por jo në Shqipëri

Sekretarja për Marrëdhëniet me Publikun në PD, Jola Hysaj, ka reaguar pas uljes së ndjeshme të çmimit të naftës në bursat ndërkombëtare, ndërsa Bordi i Edi Ramës nuk u mblodh as këtë të shtunë. 

Në një postim në rrjetet sociale, Hysaj ngre disa pikëpyetje, duke theksuar se me uljen e çmimit të naftës, Ramës i bien të ardhurat dhe i cenohet plani për të shpërndarë karamelet elektorale para zgjedhjeve. 

Çuditërisht në vendin tonë çmimi i naftës reflektohet menjëherë në treg kur ai rritet në bursë, por një gjë e tillë nuk ndodh kur litri i naftës zbret në tregjet ndërkombëtare. 

Postimi
Bordi i Trasparencës vonon në mënyrë të tejskajshme kohore dhe qartësisht të qëllimtë vendimarrjen në rastin e uljes së çmimit të karburanteve në tregjet ndërkombëtare. 

Në të njejtën kohë institucioni në fjalë vazhdon praktikën e vendimarrjes së menjëhershme në rast të rritjes së çmimeve së karburanteve, duke e pasqyruar drejtpërdrejtë në tregun vendas.

Si gjithmonë Kosova një hap para...

Bordiiii, o bordiiii...a jeni zgjuar mo se transparenca ka marrë malet.

Vetëm për ne nuk lëviz bursa??

Rritjen e çmimit e bëjmë të parët, për ta ulur nuk i shohin sytë bordit?

Apo si 1 Prill nuk e marrin bursën seriozisht?!

Apo nuk rriten më pensionet pas uljes se çmimit të naftës?

Ç'hall të ketë Bordi i D'Ramës vallë?