‘Plot ngjyra’/ Boçi: Një ndalesë frymëzuese në studion e mjeshtrit Sadik Kasa

Kandidati i Partisë Demokratike i dalë nga procesi i primareve për Bashkinë e Elbasanit, Luçiano Boçi ka zhvilluar një vizitë në studion e mjeshtrit Sadik Kasa.

‘Më pëlqen ta shoh qytetin dhe të ardhmen e Elbasanit plot ngjyra dhe perspektivë pozitive! Më pëlqen ta shoh të ardhmen e bashkëqytetarëve të mi plot dritë dhe shpresë’, shkruan Boçi në Facebook.

Postimi i plotë:

Një ndalesë frymëzuese në studion e mjeshtrit Sadik Kasa?

Studioja plot ngjyra dhe punime mjeshtërore të Sadikut më dha një ndjesi të veçantë në këto ditë të ngjeshura takimesh. Më pëlqen ta shoh qytetin dhe të ardhmen e Elbasanit plot ngjyra dhe perspektivë pozitive! Më pëlqen ta shoh të ardhmen e bashkëqytetarëve të mi plot dritë dhe shpresë!

Urime për studion dhe punimet e jashtëzakonshme Sadik Kasa? Faleminderit ty dhe zonjës tënde për bujarinë dhe mikpritjen në folezën tuaj mahnitëse! Jeni vlera dhe asete të paçmueshme për Elbasanin tonë?