Ekspertët: Njerëzit mund të jetojnë deri në 140 vjet para se të përfundojë ky shekull
Shkencëtarët kanë thënë se një numër i caktuar njerëzish mund të arrijnë të jetojnë deri në moshën 140 vjeçare para se të mbarojë ky shekull.
Disa nga të lindurit në vitin1950 janë në rrugën e duhur për të vazhduar përpara pasi kanë jetuar me vite të tëra të mjekësisë moderne.
Shëndeti më i mirë publik dhe një botë më e sigurt mund të ndihmojnë gjithashtu që rekordi të thyhet shpesh në dekadat e ardhshme.
Ekspertët thonë se të jetosh mbi 120 vjet mund të bëhet normë, shkruan The Sun.
Ata arritën në përfundimin e tyre duke studiuar të dhëna nga 19 vend, përfshirë edhe Britaninë e Madhe.
David McCarthy tha se njerëzit e lindur nga viti 1900 deri në 1950 tashmë po përjetonin atë që ata e kanë cilësuar si “shtyrje të vdekjes”.
“Rezultatet tona tregojnë potencial të rëndësishëm për thyerjen e rekordeve, pasi njerëzit nuk dukej se po arrinin një kufi moshe”, u shpreh ai.
Tutje, eksperti bëri të ditur se të dhënat tregojnë se gratë në Japoni mund të arrijnë të jetojnë deri në 145 vjet.