Interi pëson humbjen e tretë radhazi në Serie A, Fiorentina befason në ‘San Siro’

Interi pëson humbjen e tretë radhazi në Seria A, Interi është mposhtur në shtëpi nga Fiorentina me rezultatin minimal 0-1 në ndeshjen e vlefshme për javën e 28-të të Seria A.

Goli i vetëm i sfidës u shënua në minutën e 53-të nga Bonaventura.

Kjo është humbja e tretë radhazi për zikaltrit pas asaj me Specian dhe Juventusin.

Pas kësaj sfide Interi renditet në vendin e 3-të me 50 pikë dhe Fiorentina në vendin e 8-të me 40 pikë.