Shënon pas 6 muajsh, Gabriel Jesus ndez festën e Arsenalit në ‘Emirates’

Arsenali ka kaluar në avantazh përballë Leeds United, sfidë ku skuadra udhëtuese po lufton fort dhe po rrezikon kryesuesit e Premier League.

Gjithsesi, djemtë e Mikel Artetës zhbllokuan takimin pas gjysmë ore lojë.

Gabriel Jesus fitoi një penallti, e ekzekutoi saktë dhe ndezi festën në “Emirates”.

Sulmuesi brazilian rigjeti golin në kampionat pas 6 muajsh.

Avantazh i rëndësishëm për Arsenalin, që vijon të marshojë drejt titullit kampion.