Joana Sanz nuk e fal dot Dani Alves: Ai më tradhtoi ndërsa mamaja ime po ndahej nga jeta…
Ndërsa mbetet në burg me akuzën e përdhunimit, për të cilën mund të dënohet deri në 12 vite heqje lirie, Dani Alves duhet të përballet edhe me pasojat shkatërruese në jetën e tij private. Akuza shumë e rëndë për sulm seksual, e ngritur ndaj tij nga një vajzë 23-vjeçare, e cila e kishte takuar 39-vjeçarin brazilian në një klub nate të Barcelonës në fund të dhjetorit, që çoi në arrestimin e tij më 20 janar, në fakt ka shkatërruar martesën me modelen Joana Sanz.
Gruaja duhej të pranonte, edhe para se të besonte ose jo në versionin e futbollistit, që mohon përdhunimin, se martesa kishte marrë fund. Kështu, 15 marsin e kaluar mbërriti mesazhi prekës në Instagram, ku Joana njoftoi divorcin me Dani Alves.
“Zgjodha si partner të jetës dikë që në sytë e mi ishte perfekt. Ai ishte gjithmonë aty kur kisha më shumë nevojë për të, gjithmonë më mbështeste në çdo gjë, gjithmonë më inkurajonte të rritesha, gjithmonë më donte, kujdesej… Është e vështirë për mua ta pranoj që ky person të më tradhtojë.
E dua dhe do ta dua gjithmonë, por dua, respektoj dhe vlerësoj veten shumë më tepër. Falja më lehtëson, ndaj mbyll një fazë të jetës sime që filloi më 18 maj 2015”, – shkroi gruaja, duke kujtuar datën në të cilën të dy ishin betuar për dashurinë e përjetshme.
Falëse po, por jo më si grua dhe burrë. Prandaj, modelja 29-vjeçare spanjolle ka zgjedhur të mos e dërrmojë plotësisht Dani Alves, duke mos zyrtarizuar ende divorcin, për të lehtësuar strategjinë e tij mbrojtëse. “Do të vazhdoj të jem pranë tij në një mënyrë tjetër”, – ka shkruar ajo në atë postim të përzemërt.
Të gjitha gjërat ia tha drejtpërdrejt futbollistit gjatë vizitës së saj të fundit në burgun e Barcelonës. Një përballje dramatike gjatë së cilës braziliani u mbyt në lot. Që mes tyre ka mbaruar vërtet dhe se martesa do të zgjidhet kur të përfundojë çështja ligjore, nuk ka asnjë dyshim.
Këtë e përforcon çfarë shkruajti Joana në rrjetet sociale pak orë më parë, kur iu përgjigj një komenti që e kritikonte se kishte tërhequr mbështetjen ndaj bashkëshortit të saj në momentin më të vështirë: “Për të gjitha ato momente të përbashkëta… nuk ishte koha për ta braktisur tani. Unë e kuptoj dhimbjen tënde dhe që tradhtinë nuk e fal, por mendoj se nuk është koha dhe mënyra e duhur kjo që ke zgjedhur”.
Modelja nuk u përmbajt dhe iu përgjigj në të njëjtën mënyrë: “Ai e humbi kohën dhe mënyrën kur më tradhtoi ndërsa mamaja ime po vdiste”. Plaga është me të vërtetë shumë e thellë për të ndjerë një dhimbje që ripërtërihet çdo moment. Joana thjesht dëshiron të largojë nga zemra atë që ajo besonte se ishte njeriu i jetës së saj.