Khedira i frikësuar nga shorti i Champions Leagues. Ja çfarë thotë...

Në Nyon të Zvicrës u hodh shorti për fazën gjysmëfinale të Champions Leagues. Fati i ka buzëqeshur Juventusit e cila peshkoi një kundërshtar më të lehtë në letër pikërisht, Monacon.

Sami Khediras ka reaguar duke paralajmëruar shokët e skuadrës se Monaco ka lojtarë shumë të talentuar, transmeton SYRI.net.

“Skuadër e fortë me shumë lojtarë të talentuar dhe me një sezon të madh këtë vit. Duhet të jemi të kujdesshëm, por qëllimi ynë është i qartë”, shkroi ai në ‘Twitter’.

Kujtojmë që ndeshja e parë do të luhet më 3 maj, kurse ajo e kthimit më 9 maj. / SYRI.net /