EMRAT/ U kapën në fermën masive të kanabisit, arrestohen dy shqiptarët me 800 mijë paundë drogë

Dy shtetas shqiptarë janë arrestuar nga autoritetet britanike në zonën e Hartlepool teksa janë kapur në një ambient të shndërruar në “fermë” për prodhimin e kanabisit.

Mësohet se 42-vjeçari Vladimir Cela dhe bashkëpunëtori i tij 35-vjeçar Kreshnik Sulvovari kanë pranuar krimin e tyre për prodhimin e drogës me vlerë të llogaritur prej rreth 800 mijë paundësh.

Sakaq, të dy shqiptarët janë vendosur në paraburgim dhe pritet që Gjykata e Teesside të marrë vendimin për ta teksa mbahen në burgun e Durhamit.