Sherr mes bashkëfshatarëve në Vlorë, kërcënohet me sëpatë një grua

Një sherr mes dy bashkëfshatarëve në Kotë të Vlorës ka çuar në arrestimin e njerit prej tyre një burri 62 vjeç me iniciale Q.S.

Policia e Vlorës, në bashkëpunim me “Shqiponjat”, e arrestuan Q.S pasi ditën e djeshme, për motive të dobëta, ka kanosur me sëpatë, një grua 66-vjeçare, banore e të njëjtit fshat. Policia e kontrolloi edhe fizikisht të arrestuarin dhe i gjeti edhe një thikë.