Elementi i prekshëm në kartëmonedhat shqiptare

Të gjitha kartëmonedhat shqiptare janë të pajisura me një element të veçantë të quajtur “elementi i prekshëm”, i cili ndihmon personat me aftësi të kufizuara shikimi të njohin secilën prej kartëmonedhave.

Në serinë e re të kartëmonedhave shqiptare, të emetuar gjatë periudhës 2019 – 2022, ky element gjendet në formën e një grupi vijash të ndryshme me reliev përgjatë skajit të majtë dhe të djathtë të kartëmonedhës. Preke kartëmonedhën për të ndjerë shtypin e ngritur në këto pjesë të saj.