Sekretari amerikan i Mbrojtjes paralajmëron Iranin dhe angazhohet për sigurinë e Izraelit

 Sekretari i Mbrojtjes së SHBA-së , James Mattis deklaroi sot se përpjekjet për të mposhtur grupin ekstremist të Shtetit Islam po ecnin mirë, ndërkohë që paralajmëroi edhe Iranin.

“Ne gjithashtu e ndjejmë nevojën për t’u përballur me aktivitetet destabilizuese të Iranit”, tha Mattis gjatë udhëtimit të tij të parë në Izrael së bashku me ministrin e Mbrojtjes të Izraelit, Avigdor Lieberman.

Mattis foli rreth “lidhjes së qëndrueshme midis dy vendeve” dhe “angazhimit absolut dhe të palëkundur ndaj sigurisë së Izraelit”.

Mediat lokale, përfshirë Ynet, raportuan se Mattis u tha gazetarëve në Tel Aviv se ”ai beson se presidenti sirian Bashar al-Assad ka shumë armë kimike”.

Mattis paralajmëroi Assad të mos përdorë armë të tilla.

Qeveria izraelite shpreson për marrëdhënie më të mira nën qeverisjen e presidentit, Donald Trump, ndryshe nga paraardhësi i tij Barak Obama