Franca kundër ndërprerjes së ndeshjeve gjatë kohës së iftarit

Besimtarët myslimanë janë futur në muajin e shenjtë të Ramazanit. Ata kanë nisur agjërimin, mes tyre edhe shumë futbollistë.

Por ndryshe nga Premier League dhe Bundesliga, Federata Franceze e Futbollit nuk do të lejojë ndërprerjen e shkurtër gjatë ndeshjeve të mbrëmjes.

Një gjë e tillë është miratuar në Angli dhe Gjermani, duke ua lehtësuar lojtarëve myslimanë marrjen e lëngjeve, pijeve energjike dhe konsumimin e shpejtë të ndonjë ushqimi gjatë iftarit.

“Këto ndërprerje nuk përputhen me dispozitat e FFF. Federata, si organ përgjegjës për një mision shërbimi publik të deleguar nga shteti, mbron vlerat themelore të Republikës Franceze.

Kushdo që shkel këto dispozita do t’i nënshtrohet procedimeve disiplinore dhe/ose penale”, lexohet në qëndrimin e drejtuesve të futbollit francez.