Këlliçi pranë qytetarëve të Kasharit: Një zonë e braktisur nga Bashkia, meriton vëmendje

Belind Këlliçi, kandidati i opozitës për kryebashkiak të Tiranës, ka ndarë në rrjetin e tij social Facebook momente nga takimi me qytetarët e zonës së Kasharit.

Krahasa fotove të shkëputura nga takimi, Këlliçi shkruan se kjo është një zonë e braktisur nga Bashkia, që meriton vëmendje njëlloj si çdo zonë tjetër.

Postimi i plotë i Këlliçit:

Kashari i braktisur nga Bashkia, meriton vëmendje. Ndryshim do të thotë trajtimi i qytetarëve kudo njësoj. Shërbime dhe ulje e kostos së jetesës.