VIDEO/ Sot u ble në koncensionar, ‘Benz-i’ shkrumbohet në mes të Tiranës
Një mjet është përfshihet nga flakë në Tiranë. Këto janë pamjet, që siç shihet mjeti tip 'Benz' është përfshirë totalisht nga flakë, ndërsa vendi është ‘pushtuar’ nga tymi i zi.
Paraprakisht dyshohet se ka qenë një defekt teknik. Në mjet ka qenë vetëm shoferi dhe fatmirësisht ai ka arritur të dalë nga makina në kohën e duhur.
Ngjarja ka ndodhur në zonën pranë Farmacisë nr.10 në Tiranë.
Njoftimi i Policisë së Tiranës:
Me datë 31.03.2023, në Rrugën e Dibrës, ka marrë flakë në lëvizje e sipër dhe është djegur automjeti tip ‘Benz’, me drejtues shtetasin E. Ll. Automjeti është blerë ditën e sotme nga një koncensionar automjetesh dhe drejtuesi i tij po qarkullonte me targa provizore.
Si pasojë e zjarrit ka vetëm dëme materiale dhe paraprakisht dyshohet se zjarri në mjet ka rënë aksidentalisht. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për përcaktimin e shkaqeve të rënies së zjarrit.