VIDEO-SYRI TV/ Krimi i vret gratë, policia i dhunon, Vjoleta Rica përfundon në spitalin e Burrelit

Një ngjarje e paprecedentë ka ndodhur në fshatin Bushkash të Matit, ku një grua është dhunuar nga forcat e Policisë së Shtetit gjatë aksionit për prishjen e murit rrethues të banesës së prindërve të saj. Vjoleta Rica ka denoncuar dhunën ne SYRI TV, ndërkohe Komisariati i Burrelit dhe IMT e Bashkisë Burrel heshtin për këtë skandal

Nga SYRI TV

Policia e Bashkiake e Matit dhe Policia e Shtetit kanë dhunuar në menyrë arbitrare një qytetare gjatë një aksionin për prishjen e një muri rrethues në fshatin Bushaksh, në Ulëz, banuar nga mirditorë.

Këto janë pamjet e aksionit kur policia zbarkoi në Bushkash për të shembur murin rrethues. Në banesë ka qenë vetëm Violeta Rica, së bashku me nënën e saj të moshuar, teksa kanë kundërshtuar këtë aksion sit ë paligjshëm.

Kjo ka agravuar situatën dhe punonjësit e Policisë Bashkiake dhe të shtetit nuk kanë pritur kryefamiljarët e tjerë për të vijuar operacionin por kanë ushtuar dhunë Violeta Ricës, e cila si pasojë e goditjeve ka përfunduar në Spitalin e Burrelit, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Siç duket nga pamjet që sjell SYRI TV, hematomat në trup janë të dukshme si dëshmi e dhunës arbitrare nga zyrtarët me uniformë.

Violeta Rica nga ambientet e Spitalit të Burrelit, rrëfen për SYRI TV dhunën e efektivëve të Policisë së Shtetit, teksa kërkon drejtësi.

Gazetari i SYRI TV Martin Marku kërkoi një sqarim zyrtar për ngjarjen nga Policia e Burrelit dhe nga IMT, por këto institucione zgjodhën heshtjen.

Kjo dhunë e Policisë së Shtetit ndaj një qytetareve vjen në një kohë kur qytetarët të pafajshëm po vriten nga përplasja e bandave për territor, dhe policia nuk po merr përsipër sigurinë e tyre, përkundrazi po i dhunon.