Blushi denoncon radhët e gjata për abone: Me 14 maj ky kaos merr fund

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, me anë të një videoje në rrjetin e tij social Facebook, ka denoncuar radhët e gjata, dhe kaosin që krijohet në çdo pikë të blerjeve të aboneve, për dit me radhë, çdo muaj, në kryeqytet.

Blushi shkruan krah pamjeve se vetëm plani i Belind Këlliçit për një transport publik falas, do ju japë fund radhëve të kaosit, teksa kujtoi se me 14 maj kjo situatë e mundimshme dhe me kosto për qytetarët, merr fund.

Statusi i plotë i Blushit:

Vetëm Plani i shkëlqyer i Belind Këlliçit për një transport publik falas dhe modern 🚎 u jep fund radhëve të kaosit, për orë të tëra, në pritje për të blerë abonenë e urbanit.

Kjo situatë skandaloze, me shumë mundime dhe kosto për qytetarët, merr fund më 14 Maj!