Aksident në Manëz të Durrësit, makina përfundon në kanal, 4 të plagosur transportohen në spital

Një aksident ka ndodhur në Manëz të Durrësit.

Mësohet se një automjet ka përfunduar në kanal dhe për pasojë katër persona kanë mbetur të plagosur.

Bëhet me dije se të plagosurit raportohet se janë nisur drejt spitalit. Sakaq shoferi i automjetit është ndaluar nga uniformat blu.