VIDEO/ Aksidenti i tmerrshëm i futbollistit, makina fluturon në ajër dhe përfundon në një sallë sportive

Futbollisti Sofian Kiyine, pjesë e skuadrës Oud-Heverlee Leuven në Belgjikë, është bërë pjesë e një aksidenti të tmerrshëm me makinë.

Ai ishte duke lëvizur me shpejtësi tejet të lartë kur humbi kontrollin dhe makina fluturoi në ajër duke përfunduar në një sallë sportive në Liege të Belgjikës.

Ai u dërgua me urgjencë në spital, por fatmirësisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën.