Ramos 'shpërthen' pas shortit të Champions Leagues

Kapiteni i Real Madridit, Sergio Ramos menjëherë ka reaguar pas shortit të Champions Leagues.

"Shkojmë. Le ta bëjmë këtë", ka shkruar ai në “Twitter” duke aluduar në kualifikimin për në finalen e madhe të Kardifit.

Nëse Real Madrid arrin të fitojë Champions Leaguen atëherë do të bëhet ekipi i parë që e ka fituar këtë garë për 2 vite radhazi pas ndryshimit të formatit.

Real Madridit sërish nuk i ka buzëqeshur fati pasi këtë herë do të luajë kundër Atletico Madridit për të siguruar një biletë për finalen e madhe të Kardifit. / SYRI.net /