VIDEO/ Propaganda qeveritare për zgjedhjet e 14 Majit: Silvi Bardhi e ftuar në 'Kafe Shqeto'

Znj. Silvi Bardhi, Zëdhënësja e fushatës së kandidatit të PD, Belind Këlliçi për Bashkinë e Tiranës, është ftuar sot në emisionin Kafe Shqeto në SYRI TV bashkë me gazetarin Hysni Gurra për të folur mbi propagandën qeveritare që po përforcohet në prag të zgjedhjeve. 

Dje, znj. Silvi Bardhi ka ndarë në rrjetin e saj social Facebook, fakte të reja se si Veliaj ushtron çdo ditë presion mbi administratën duke u kërkuar me detyrim angazhimin në rrjete sociale për materiale prapagandistike.

Fotoja ‘screenshot’ nga biseda, tregon ankesën e një punonjësi, që është vënë nën trysni me 'urdhër nga lart', për të shpërndarë një video të përgatitur nga bashkia, ku atakohet Belind Kelliçi, ndërkohë që platforma që përdoret, është aktivisti.