'10 km larg Tiranës, por duket si fshat i braktisur'/ Hoxha: Qytetarët e Vorës janë trajtuar si të dorës së dytë - 14 maji dita e ndryshimit
Kandidati për kryer i bashkisë së Vorës, Indrit Hoxha, ka denoncuar gjendjen e mjerueshme në të cilën ndodhen rrugët në Vorë duke akuzuar qeveritarët se qytetarët e kësaj bashkie janë trajtuar vitet e fundit si qytetarë të dorës së dytë.
Në një postim në Facebook, Hoxha premton se pas 14 majit fillon urbanizimi dhe rikualifikimi i gjithe territorit të Vorës.
Postimi i Hoxhës
Kjo pamje nuk eshte ne nje cep te larget te Shqiperise, por vetem 10 kilometer larg Tiranes, ne Bashkine Vore. Qytetaret e Vores jane trajtuar ne kater vitet e fundit si qytetare te dores se dyte. Me 14 Maj ndryshojme cdo gje. Fillon urbanizimi dhe rikualifikimi i gjithe territorit te saj. Njerzit e Vores meritojne te trajtohen me respekt dhe dinjitet .